Ja cila këngëtare kosovare u mundua të këndoi live pranë Ibrahim Tatlises
Këngëtarja Vanesa Doçi ka realizuar një ëndërr të madhe duke kënduar së bashku me artistin e njohur turk, Ibrahim Tatlises, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Ajo ka shprehur emocionet e saj lidhur me këtë moment, duke theksuar se "Këtë moment e kam prit për një kohë shumë të gjatë."
Megjithatë, interpretimi i saj live i hitit "Armam", ka marrë kritika të shumta nga komentuesit në rrjetet sociale. Shumë përdorues kanë vlerësuar negativisht vokalin e Vanesës, duke e cilësuar interpretimin e saj të dobët dhe të papërshtatshëm për një performancë të tillë.
Komentuesit e kanë "gozhduar" paraqitjen e saj, duke i dhënë shumë komente të ashpra dhe kritikuar aspektet e vokalit dhe këngës.
Pavarësisht kritikave, performanca e Vanesës mbetet një moment i veçantë për karrierën e saj dhe një ëndërr që ka realizuar me sukses.
(Kosova Sot Online)