Ja kush është Drilon Rama, boksieri profesionist, i cili synon të bëhet kampion i botës
Bokseri profesionist Drilon Rama deri tani ka zhvilluar tri meçe boksi profesional, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
24-vjeçari gjatë vitit të kaluar ka zhvilluar dy luftëra dhe në të dyja ka fituar, duke mposhtur boksierët kundërshtarë, si: Serhii Ksendzov dhe Richard Walter.
Kurse në vitin 2023, Drilon Rama kishte zhvilluar meçin e parë profesional dhe kishte fituar me vendim të gjyqtarëve ndaj Michael Klempert, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Synimi i tij është i qartë, që një ditë të jetë kampion i botës në kategorinë e tij.
(Kosova Sot Online)