
Publikohet video, rrufeja godet avionin në një aeroport

Një incident i frikshëm është regjistruar në video nga një pasagjer i “British Airways” teksa priste fluturimin e tij në aeroport, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Incidenti ndodhi në aeroportin “Guarulhos” në Sao Paulo, Brazili Jugor, ku pasagjeri Bernhard Warr raportoi se një “stuhi e fortë” kishte goditur zonën, duke vonuar fluturimet, përfshirë edhe të tijin.
Në videon e mëposhtme shihet qartë rrufeja që godet avionin.
Vlen të theksohet se avionët janë ndërtuar për t’i bërë ballë goditjeve të rrufesë. Megjithatë, nëse kjo ndodh, është e detyrueshme që të inspektohet avioni përkatës.
Amazing video captures lightning striking a British Airways A350-1041 at Sao Paulo Guarulhos International Airport.
— Breaking Aviation News & Videos (@aviationbrk) January 25, 2025
Following an inspection the aircraft continued to its destination with a 6 hour delay.
📹 @bernaldinho79 pic.twitter.com/xNnTXmBCJ4
(Kosova Sot Online)