Jozi nuk mbushet mend edhe pas rikthimit: Gjestin e quan 'viç' e Rozanën 'lopë'

  • A.P /
  • 11 March 2025 - 09:07
Jozi nuk mbushet mend edhe pas rikthimit: Gjestin e quan 'viç' e Rozanën 'lopë'

Jozefin Marku, i cili u përjashtua nga Big Brother Albania Vip me zarf të zi pasi ofendoi rëndë Gjestin duke e quajtur 'kopil shkine', përfshirë edhe shqiptarët e Kosovës, dhe më pas, pas disa javësh, u rikthye sërish kinse me vota të publikut, duket se nuk ka marrë mësim, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

Kjo pasi, ndërkohë që Gjesti dhe Rozana ishin duke biseduar, ai nga një kënd tjetër i ka përqeshur duke e quajtur Gjestin 'viç' dhe Rozanën 'lopë'.

'Shitet lopa me viç 3 muajsh për 2000 euro në dorë,' ka thënë ai ndër të tjera.

(Kosova Sot Online)