Fjollën s’e ndalë as shtatëzania (Foto)
Ajo sapo ka lansuar klipin më të ri muzikor ‘Syn syn’, ku erdhi më e nxehtë se kurrë me skena shumë provokuese.
E pamë poashtu së fundmi teksa po vraponte dhe bënte ushtrime, e nuk munguan as vizitat e saj në pishina.
Fjala është për këngëtaren Fjolla Morina, të cilën nuk po e ndalë as shtatëzania.
Bile, ajo tashmë gjendet në javën e 34-të të shtatzanisë, ndërsa bebja çdo ditë veç po I rritet, transmeton Kosova Sot Online.
Kështu ka treguar vet Fjolla përmes një fotoje të postuar në ‘Instagram’, ku shihet në dhomë në të brendshme derisa ekspozon barkun e saj të fryrë.
“Gjesi, Bebja ime po rritet, po rritet… 34 javë!”, ka shkruar Fjolla. (Kosova Sot)