
Çizmet e mia – këmbët e mia (Foto)

Gigi Hadid, me fustan të shkurtë, thekson koleksionin e saj të çizmeve,transmeton gazeta Kosova Sot.
Nëntori në Nju-Jork mund t’ju inspirojë dhe t’ju bëjë për vete, por jo Gigi Hadid-in. Të mërkurën, bukuroshja 21 vjeçe ishte parë teksa ia kishte mësyrë qytetit për të filmuar “Today”, duke ekspozuar këmbët e saj, e veshur me një fustan të shkurtë me ngjyrë të zezë. Me këtë rast, dukej se kishte mbathur çizmet e hirta metalike nga koleksioni i saj “Gigi Boot”. Nga të ftohtët veten e kishte mbrojtur me një xhemper me ngjyrë të zezë. Floku i saj ishte i lirë dhe i ndarë në mes, derisa theksoheshin dhe një palë vathë. Bukuroshja e lindur në qytetin e engjëjve ka dizajnuar koleksionin e saj për çizmet në bashkëpunim me Stuart Weitzman. Po atë mëngjes, ajo kishte rifreskuar postimet e saj në “Instagram”, duke ia uruar mikes së saj më të ngushtë, Kendall Jenner-it, ditëlindjen.
(Kosova Sot)