
''Pse'' vjen nga Argjentina Ramosaj (Video)

Pas një pauze të gjatë në skenën muzikore, Argjentina Ramosaj është kthyer me projekt të ri.
Ashtu siç edhe kishte paralajmëruar, viti 2017 do të jetë më i ngarkuar për këngëtaren kur flasim për anën profesionale, shkruan gazeta Kosova Sot Online.
Ramosaj, sapo ka lansuar këngën e saj më të re e cila mban titullin “Pse”.
Kënga është prodhim i Cricket me tekst të Yll Limanit dhe Elhaid Cufit.
(Kosova Sot)