U largua nga ‘On Records’, Mozzik përballet me një tjetër problem (Foto) - VIP - Kosova Sot
U largua nga ‘On Records’, Mozzik përballet me një tjetër problem (Foto)

U largua nga ‘On Records’, Mozzik përballet me një tjetër problem (Foto)

Për reperin e njohur shqiptar Mozzik duket se problemet nuk kanë fund. Ditën e sotme reperi ka postuar një foto në ‘Instastory” dhe ka ndarë me fansat e tij shqetësimin e madh. “Prej gjumit u çova mora vesh që ma paskan hack s’po e di kush! M’falni të dashur njerëz nëse keni marrë sms ose diçka tjetër…”- ka shkruar ai. Kujtojmë se vetëm para pak ditësh reperi dhe vëllai i tij Getinjo, bënë publik lajmin se nuk janë më pjesë e “On Records”.

 

(Kosova Sot)

16 orë e 13 minuta më parë
13/12/18