BEBJA PREJ TYLI
Bebe Rexha thekson këmbët dhe linjat e saj në fustanin me mëngët prej tyli Ajo është nominuar për shpërblimin e saj të parë "Billboard Award", në kategorinë "Top Country Song". Kështu, këngëtarja dhe autorja e shumë teksteve të njohura që këndohen nga yjet më të mëdha në botë, Bebe Rexa, kishte bërë goxha një arritje në tepihun e kuq, kur u shfaq te "MGM Grand" në Las Vegas. Bukuroshja shqiptare, tashmë 28 vjeçe, ka treguar fizikun e saj vital në një fustan prej mëndafshi "Christian Siriano", që ia kishte mbërthyer fort linjat e saj trupore, e mëngët e saj ishin prej tyli.
Bebe me këtë rast kishte pozuar me duart e vendosura në belin e saj të hollë, për të tërhequr sa më shumë vëmendje me fizikun e saj. Fustani i saj kishte dhe një të ndarë të thellë deri te ijët, derisa dukjen e kishte përfunduar me një palë taka "Giuseppe Zanott".
(Kosova Sot)