Keq me ta, keq pa ta (Foto)
Përderisa Sofia Vergara e pranon se është dhuratë të kesh gjoks të madh, bukuroshja për “Vanity Fair Spain” thotë se do të dëshironte të kishte 'gjoks falso' sepse gjinjtë e saj masiv po e humbin qëndrueshmërinë.
Bukuroshja 43 vjeçe thotë se gjithmonë kishte qenë e lumtur me asetet e saj, por thotë se tashmë nuk janë ashtu siç ishin dikur, transmeton Kosova Sot Online.
Për revistën ajo thotë: 'Unë do të dëshiroja të kam gjinj falso. Kur unë përkulem, ata përkulen bashkë me mua. Kjo nuk është aspak e mirë'. Gjoksi i madh gjithmonë Sofia-s i ka shkaktuar telashe, pasi që kishte telashe në gjetjen e sytjenave, që do t’ia “mbërthenin” gjoksin. 'Gjinjtë e mi janë të..., si ta themi, të mëdhenj', vazhdon ajo. 'Gjatë gjithë jetës sime, momenti për të blerë sytjena ishte ankth”.
Shpeshherë ajo kritikohet për veshjen e fustaneve të ngushta, që ia theksojnë gjoksin.
Sofia, e cila është e fejuar me yllin Joe Manganiello, thotë: 'Nganjëherë lexoj në shtyp, "Sofia edhe një herë u fut në një fustan të ngushtë, si gjithmonë". Atëherë, "çfarë dreqin unë të vesh sipas jush”.
(Kosova Sot)