E vogla ime, Marina Vjollca uron Luanën për ditëlindje me fjalët më të ëmbla (Foto)

  • 02 September 2018 - 09:20
E vogla ime, Marina Vjollca uron Luanën për ditëlindje me fjalët më të ëmbla (Foto)

Motrat Vjollca janë ndër moderatoret më të njohura të ekranit. Ato janë gjithmonë bashkë dhe përpiqen të sjellin shembullin e një marrëdhënieje perfekte mes motrash. Ditën e sotme Luana feston ditëlindjen dhe urimin e parë e ka marrë nga e motra. “Gëzuar ditëlindjen bebja ime! Ti je një nga dhuratat më të bukura që zemra ime do të njohë. Të uroj më të mirat e botës gjysma ime më e mirë”,-ka shkruar Marina në foton e shkëputur nga pushimet e përbashkëta.

Për moderatoren e njohur tashmë ka shkuar edhe dhurata e parë që është një buqetë me lule, por personi që ia ka dhuruar mbetet sekret./revistawho.com



(Kosova Sot)