Nora dhe Roberti të lumtur, çifti feston për një arsye të veçantë - VIP - Kosova Sot
Nora dhe Roberti të lumtur, çifti feston për një arsye të veçantë

Nora dhe Roberti të lumtur, çifti feston për një arsye të veçantë

Prej disa javësh Robert Berisha dhe Nora Istrefi po kalojnë ditë larg njëri-tjetrit. Kjo për shkak se Roberti është angazhuar në spektaklin e kërcimit “Dance With Me”. Pak ditë më parë ai bëri një postim në ‘Instagram’ ku tregonte se Nora dhe vajza e tij i mungonin shumë dhe se mezi priste momentin që t’i takonte. Duket se nisur nga këto fjalë Nora është nisur drejt Tiranës për të takuar partnerin e saj dhe të dy kanë shijuar një mbrëmje nën shoqërinë e njëri-tjetrit.

Por duket se përpos takimi me të, Nora ka pasur edhe një arsye shumë të veçantë për të ardhur në kryeqytet. Nëpërmjet një postimi në ‘Instastory’ Roberti ka treguar se dyshja është pajisur me pasaportë shqiptare dhe kjo i bën zyrtarisht shtetas të Republikës së Shqipërisë.

(Kosova Sot)

7 orë e 18 minuta më parë
18/12/18