Ganimetja sot ka festë, mirëpret e përcjellë mysafirë (Foto)

  • 05 December 2018 - 15:15
Ganimetja sot ka festë, mirëpret e përcjellë mysafirë (Foto)

Këngëtarja e dashur për publikun Ganimete Jashanica, sot më shumë se asnjëherë ka arsye për të qenë e lumtur, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Pikërisht sot ajo feston ditëlindjen, derisa shumë miq e kanë uruar me fjalët më të përzemërta.
Përveç këngëve solo, ajo dikur këndonte edhe me vëllaun Nexhmi Mehmeti, i cili ka vite që përveç produksionit të cilin e udhëheq nuk ka lansuar ndonjë projekt të ri muzikor.
Le të jetë ditëlindja e Ganimetës, që Nexhit t'i kthehet dëshira për ta realizuar sërish një duet të sukseshëm siç ishin "Dashuria e fshehur", "Pas shumë vitesh" etj.
Me këtë rast, urime ditëlindja Ganimete Jashanica, shëndet e gjitha të mirat. 

Image

 

 

(Kosova Sot)