Kundër armëve

  • 17 January 2019 - 08:16
Kundër armëve

Gigi Hadid dhe Hailey Baldwin e përdorin modën për t'i luftuar armët Një muaj para përvjetorit të të shtënave që kanë ndodhur në Parkland, Floridë, që kanë ndodhur në një shkollë, Gigi Hadid dhe Hailey Baldwin tashmë kanë filluar me përkrahjen e tyre. Hadid, 23 vjeçe, pas ngjarjes së Prada-s për veshjet e meshkujve në Paris, kishte veshur një bluzë "Krost T", të zbukuruar me fjalët "Support Your Friends". Themeluar vjeshtën e kaluar nga Helmut Lang, brendi është partneri i parë zyrtar i "March for Our Lives", fondacion ky jo fitimsjellës, themeluar nga studentët që i kanë mbijetuar të shtënave në shkollën "Marjory Stoneman Douglas High School". Një pjesë e shitjes së bluzave të Hadid-it shkojnë për këtë organizatë. Edhe modelja tjetër, Baldwin, 22 vjeçe, kishte veshur një xhaketë me mbishkrimin "For Support". 

(Kosova Sot)