Sa një ndërtesë

  • 17 January 2019 - 08:19
Sa një ndërtesë

Olivia Culpo shijon momentin Modelja Olivia Culpo është një person mjaft e gjatë për nga shtati, por ditën e martë ajo duket të jetë e gjatë sa një ndërtesë e qytetit. Bukuroshja 26 vjeçe dhe ish- "Miss Universe" me krenari ka pozuar për billbordin e ri në "Times Square" në qytetin e Nju- Jorkut. 'Njerëz, unë porsa arrita te "Times Square" - shikoni, kjo jam unë -e lumtur për koleksionin e ri "Express"', ishte mbishkrimi me të cilin ajo kishte përcjellë foton e postuar në llogarinë e saj te "Instagram Story". 'Kjo është çmenduri. Oh, Zoti im '. Shumë kalimtarë rasti ia kishin ngulur sytë modeles së lindura në "Rhode Island", që ishte veshur në të kuqe dhe të bardhë, për të promovuar koleksionin e saj më të ri.  

(Kosova Sot)