Çika ma e mirë në botë!

  • 18 January 2019 - 15:21
Çika ma e mirë në botë!

Tani ka mbushur 17 pranvera, por kur kishte vetëm gjashtë vjet, Thylane Blondeau, në vitin 2006, ishte shpallur vajza më e bukur në botë. Fotografia e saj në ballinën e revistës "Vogue Enfants" pakkënd e kishte lënë indiferent, duke bërë për vete me miliona njerëz nga e mbarë bota. Dhe, tani modelja ka vendosur që të na e rikujtojë këtë sukses të saj, duke botuar foton e atëhershmit, bashkë me një fotografi të tashme të saj. Natyrisht, me kalimin e viteve, ajo është shndërruar në një sirenë të vërtetë, por edhe si fëmijë, e bukur paska qenë. Tepër e bukur bile. Përndryshe, kjo franceze tani ka edhe linjën e saj të veshjeve, kështu që me të vërtetë ka përfituar rrastë nga bukuria, por edhe talenti, që ka. 

(Kosova Sot)