Rita Ora tek tani, e ka mësuar madhësinë e saktë të 'sytjenave' (Foto)

  • 17 March 2019 - 15:56
Rita Ora tek tani, e ka mësuar madhësinë e saktë të 'sytjenave' (Foto)

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare Rita Ora, ka pozuar me bikini para pasqyrës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Këngëtarja vë në pah linjat atraktive, ndërsa shkruan në mbishkrimin e fotografisë se tek tani e ka kuptuar numrin e vërtetë të të brendshmëve të saj.

 “Sapo mora madhësinë e saktë të sytjenave dhe e kuptova që ishte duke e veshur madhësinë e gabuar gjatë gjithë kohës. Zonja shkoni mateni, do të jetë një befasi e këndshme. Përveç nëse është e qëllimshme natyrisht”, ka shkruar Rita në Instagram.

E njëjta ka publikuar së fundmi bashkëpunimin e saj më të ri me këngëtaret shumë të pëlqyera, Anitta dhe Sofia Reyes.

Kënga me titull “R.I.P” është pritur shumë mirë nga fansat, dhe në vetëm një ditë pas publikimit ka arritur miliona klikime në kanalin YouTube.

Lexo edhe: Jehona Sopi, po i rikthehet skenës (Foto)

Image

 

(Kosova Sot)