As Bleonë, as milet... (Foto)
Në vend që të mblidhte mend pasi u bë nënë, Nicole Trunfio duket se është çmendur edhe më shumë. Sido që të jetë, për të mirë, a për të keq, jeta e saj duket se ka ndryshuar me të vërtetë, pasi ka ardhur në jetë bebja, djali i saj, Zion, i cili lindi në janar, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
Nëse nuk keni dëgjuar për të, ju themi se Trunfio është supermodele australiane, e cila ka deklaruar se kurrë nuk ka qenë kaq e lumtur në jetën e saj. Ajo ka thënë se, të qenit nënë, ia ka dhënë një qëllim jetës së saj.
Nicole nuk ka hezituar aspak që ta demonstrojë bukurinë e saj natyrore, e veshur me një veshje që më shumë vinte në pah, sesa që fshihte. Sa u përket takave, ato i kishte të zeza, derisa flokët i kishte mbledhur lartë. Po, kush ia këqyrte flokët, se!
(Kosova Sot)