Dikur shokë, sot Neymar ‘detyron’ Malumën të mbyll Instagramin

  • G.g /
  • 20 August 2020 - 14:13
Dikur shokë, sot Neymar ‘detyron’ Malumën të mbyll Instagramin

Është rritur në distancë tensioni midis Neymar dhe Malumës, protagonistë të një trekëndëshi dashurie që përfshin dhe Natalia Barulich, partnerja aktuale e  futbollistit dhe ish e dashura e këngëtarit latin.

Kampioni i PSG, pas fitores ndaj Leipzig festoi duke kënduar këngën ‘Hawai’ me pjesën tjetër të shokëve të tij të skuadrës, këngë kjo një dedikim nga Maluma për ish-in e tij.

Ky gjest i interpretuar menjëherë si një provokim i qartë, aq shumë sa që reperi popullor latin vendosi të mbyllë profilin e tij në Instagram.

Kujtojmë që këngëtari i famshëm Maluma dhe futbollisti i njohur, Neymar, ishin shokë deri në momentin që ndërhyri Natalia. 

(Kosova Sot Online)