‘Ditën që do të shoh në sy…’, largësia për Stresin dhe Keisin nuk është fare e lehtë
Prej një viti tashmë, reperi Stresi dhe partnerja e tij Keisi po jetojnë në distancë.
Teksa Stresi merret me muzikë në Shqipëri, Keisi vazhdon jetën e saj në Kanada, ku ka familjen dhe gjithashtu punon.
Sigurisht, martesa në distancë është tejet e vështirë dhe shpeshherë kjo e ka çuar çiftin në ndarje.
Mirëpo, asgjë nuk i ndan dot Stresin dhe Keisin përgjithmonë, për sa kohë dashuria të qëndrojë mes tyre.
“Ne duhemi në distancë. Jemi në një… nuk mund të them pauzë, kemi kontakte, flasim, mundohemi që të jemi bashkë. Nuk është se s’po i bëjmë përpjekjet por tani të shohim. Prej një viti nuk shihemi kështu që thjesht mbajmë kontakte, është shumë e vështirë. Të bëhemi prapë bashkë është shumë e vështirë, është shumë e lehtë, është dhumë e vështirë, është shumë e lehtë. Dashuria midis nesh ekziston dhe shumë por tani të shohim”.- u shpreh më herët reperi gjatë një interviste.
Por duket se kjo largësi dhe pamundësia për të qenë pranë personit të zemrës ia kanë sjellë në majë të hundës çiftit.
Stresi mezi po pret ta shohë Keisin në sy, madje i ka dedikuar edhe disa vargje romantike në Instagram, duke dashur t’i shprehë dashurinë publikisht.
“Ditën që do të shoh në sy, krejt botën kam me ta thy. Për kry!”- shkruan reperi duke iu betuar partneres se dhe botën do të shkatërrojë për të.
(Kosova Sot Online)