![Gjesti në lot pasi takon motrën dhe vëllain e tij në 'Big Brother Albania Vip'](/uploads/kosova-sot/images/2025/February/15/200x200_gjesti_me_motren_e_vellain1739658991.jpg)
Fatmir Spahiu pre e sulmeve kibernetike
Fatmir Spahiut ia kanë hakuar llogarinë në Facebook.
Aktori i njohur shqiptar, Fatmir Spahiu, është bërë pre e sulmeve kibernetike.
Atij ia kanë hakuar llogarinë e tij në Facebook duke i ndryshuar emrin dhe të dhënat. Ishte vetë aktori ai i cili e bëri të ditur një gjë të tillë nëpërmjet llogarisë së tij në Twitter.
“Miq, më kanë vjedhur kodin e Facebook dhe ma kanë marrë ‘account-in’, duke e shndërruar në diçka krejt tjetër”, ka shkruar ai në postimin e bërë.
Kjo nuk është hera e parë që emrave të njohur u hakohen llogaritë e tyre në rrjete sociale.
(Kosova Sot Online)