Publikohet për herë të parë foto e bashkëshortës së 'Mehmet Kosovës' me barkun e rrumbullakosur
Aktori i famshëm turk, Kenan Imirzalioglu, është një emër mjaft i njohur edhe për shqiptarët.
Ai u bë i njohur për rolin e tij si “Mehmet Kosovali” në serialin shumë të ndjekur turk, “Jeta e hidhur”.
Në muajin maj të këtij viti mediat turke shkruajtën se ai dhe bashkëshortja e tij aktorja Sinem Kobal do të bëhen prindër për herë të parë.
Dhe ditën e djeshme çifti është fotografuar për herë të parë teksa Sinem po kryente kontrollin rutinë tek mjeku i saj.
Kenan i’u përgjigj pyetjeve të gazetarëve dhe u shpreh:
'Faleminderit Zotit, gjithçka po shkon mirë. Sinem është në muajt e fundit, Zoti e ruajt atë dhe beben nga syri i keq’.
Kujtojmë që Sinem Kobal dhe Kenan Imirzalioglu kurorëzuan në martesë dashurinë e tyre rreth katër vite më parë.
(Kosova Sot Online)