Sara Hoxha ka një problem tani që barku po i rritet dita ditës, por nuk heq dorë nga preferencat e saj
Dita ditës duket se barku i Sarës rritet edhe më shumë, pasi shumë shpejt pritet që ajo të sjellë në jetë fëmijën e saj të parë më Ledri Vulën.
Hoxha ka ndarë momente të ndryshme pranë detit, duke shijuar temperaturat e larta, ndërsa pak më parë ajo ka publikuar një foto duke u përpjekur të veshë xhinset e shkurtra.
“Xhinset e mia të preferuara nuk më bëjnë më, por sërish provoj t’i vesh”, ka shkruar Sara krah postimit të fundit.
Me siguri Hoxha e ka gjetur veten këto kohë duke mos iu përshtatur shumë prej rrobave në garderobën e saj, por sapo vogëlushja të vijë në jetë, ajo do të mundet t’i veshë sërish ato.
Kujtojmë se Sara dhe Ledri e konfirmuan lajmin e shtatzënisë me anë të një videoje, ku zbuluan dhe gjininë e bebit.
(Kosova Sot Online)