![Gjesti në lot pasi takon motrën dhe vëllain e tij në 'Big Brother Albania Vip'](/uploads/kosova-sot/images/2025/February/15/200x200_gjesti_me_motren_e_vellain1739658991.jpg)
Çfarë e lumturon më shumë Marinën? Moderatorja ndan këto pamje të mamasë së saj
Marina Vjollca ka treguar me video të ndryshme në llogarinë e saj se ajo është e preferuara e mamit me të cilën ka një marrëdhënie shumë të ngushtë.
Së fundmi moderatorja ka ndarë një video të saj duke kërcyer me muzikë popullore shkodrane ku shihet mjaft e qeshur.
“Lumturia më e madhe kur e shoh mamën kështu”, ka shkruar Marina krah postimit të fundit në ‘Instastory’.
Kujtojmë se Marina ka një ngjashmëri shumë të madhe me mamanë e saj, tipar të cilin e kanë vënë gjithmonë në dukje dhe ndjekësit e moderatores.
Ndonëse tashmë Vjollca jeton me partnerin e saj, Getoar Selimi ka treguar se së bashku me Luanën përpiqen t’i dhurojnë kujtimet më të bukura mamasë së tyre.
(Kosova Sot Online)