
Adele më në fund u shfaq pasi rrëzoi plot 44 kilogramë!
Adele më në fund na ka dhënë një pamje nga koka te këmbët pasi ka rrëzuar plot 44 kilogramë që nga nisja e dietës së rreptë.
Në një foto të ndarë në Instagramin e saj, këngëtarja shfaqet me një look të veçantë si nga Jamaica.
“Gëzuar atë që do të ishte Notting Hill Carnival, Londra ime e dashur”, është mbishkrimi i këngëtares në foto.
Megjithatë pavarësisht se të gjithë prisnin të shihnin rezultatin e dietës, ky look i këngëtares ka marrë shumë kritika, pasi lidhet me njerëz me origjinë afrikane.
Shumë ndjekës të tjerë e kanë ngatërruar Adele me këngëtaren Katy Perry.
Adele thuhet se ka humbur peshë për shkak të një diete me 1000 kalori në ditë dhe duke u shtruar.
Fillimisht, ajo e tregoi transformimin e saj dramatik në ditëlindjen e 32-të në maj, ku shfaqej me një fustan të zi elegant.
(Kosova Sot Online)