![Publikohet biseda e Rozanës me Oltën, ku ajo ia uron fitoren](/uploads/kosova-sot/images/2025/February/17/200x200_Rozana_olta1739775687.jpg)
Mariah Carey pranon se e tradhtoi burrin me Derek Jeter
![Mariah Carey pranon se e tradhtoi burrin me Derek Jeter](/uploads/kosova-sot/images/2020/September/03/auto_auto_32711388-0-image-a-11_1599088733373-768x46115991268201599127821.jpg)
Mariah Carey pranon romancën me Derek Jeter.
Mariah Carey pranon se ka pasur romancë me Derek Jeter gjatë kohës që ishte e martuar, shkruajnë mediat e huaja.
Së fundmi në një intervistë për Vulture këngëtarja deklaroi se në libër do të përfshihet dhe romanca e saj me basketbollistin Derek Jeter.
Mariah konfirmoi se dy këngë nga albumi i saj “Butterfly” i vitit 1997 ishin për ish-lojtarin e Yankee.Në librin e saj, ajo tregon se filloi t’i shkruante Jeter “fshehurazi” pasi u takua me të në një darkë.Në atë kohë,ishte ende e martuar me producentin Tommy Mottola, edhe pse ata u divorcuan në 1998.Carey pranoi se puthja e shkëmbyer mes saj dhe Derek në pjesën e sipërme të ndërtesës së tij e frymëzoi për këngën “The Roof”.“Nuk mund ta harroj kurrë atë moment. “Dua të them, nuk është sikur të ishte thellësisht intensive, stimuluese intelektuale – përsëri, ishte një moment i shkëlqyeshëm dhe ndodhi në një mënyrë hyjnore , rrëfeu ajo.” “The Meaning of Mariah Care” pritet të publikohet më 29 shtator.
(Kosova Sot Online)