Eros Grezda i propozon për martesë Oriola Marashit
Në anën profesionale nuk po kalon një moment të mirë, pasi nuk u grumbullua nga trajneri Edi Reja me Kombëtaren, por e kundërta mund të thuhet për jetën personale.
Është fjala për sulmuesin, Eros Grezda, i cili duket shumë i dashuruar me modelen e njohur Oriola Marashi. Madje flitet se ai i ka bërë propozimin për martesë, dhe ajo ka nisur të bëjë provat e para me fustanet, për të parë se cili i përshtatet më shumë.
Çifti i kaloi pushimet bashkë në Kroaci, ndërsa së fundmi Grezda ka postuar në “Instagram” foto me Oriolën, teksa shiheshin të përqafuar.
Për sa i përket lënies jashtë nga Kombëtarja, trajneri Reja sqaroi: “Grezda u tërhoq vetë. Është zgjedhje e tij që nuk është në Kombëtare. Unë jam strikt për sa u përket rregullave. Unë po e ndjek, kur të jetë gati, e ka derën hapur në Kombëtare.”
Nga ana tjetër, çifti më i përfolur i momentit duket se po bëjnë plane të mëdha për të ardhmen e tyre. Modelja Oriola Marashi dhe ish-futbollisti i Kombëtares u fejuan fiks një muaj më parë, gjatë një ceremonie private në Zagreb të Kroacisë, ku edhe bashkëjetonin.
Burime për “Panorama Plus” konfirmuan zyrtarizimin e lidhjes së tyre pas karantinës, fakt i vërtetuar edhe nga vetë modelja me anë të postimeve që bëri në “Instagram”. Me tri foto të postuara në “Instagram” Oriola evidentoi syzet, por ndërkohë me stil tregonte unazën e fejesës në gisht, që i kishte blerë Erosi.
Javë më parë se çifti ishin gati të shkëmbenin unazat dhe se tashmë kishin njohur familjet e njëri-tjetrit. Gjithashtu, të njëjtat burime shkruanin se ajo që e mbante Oriolën në Kroaci ishte pikërisht fejesa dhe hapi i madh që tashmë çifti e kishin hedhur.
Oriola dhe Erosi u lidhën para 8 muajsh, ndërkohë që romanca e tyre u zbulua plotësisht gjatë karantinës, kur ata publikonin foto nga e njëjta shtëpi, duke u treguar ndjekësve se izolimin po e kalonin bashkë.
(Kosova Sot Online)