Qëndroi 6 muaj i izoluar, aktori i njohur i habit të gjithë: 'Tani jam zyrtarisht i çmendur'
Aktori i njohur Anthony Hopkins, nën frikën e infektimit nga COVID-19, ka qëndruar 6 muaj pa dalë fare nga shtëpia, që nga nisja e pandemisë në mars 2020.
Së fundmi, 82 vjeçari ka publikuar në Instagram një video, deklaron se është 'zyrtarisht i çmendur'.
Teksa flet me statujën e një qeni që e ka quajtur Niblo, të cilit i rrëfen se çfarë po kalon nga mbyllja në shtëpi.
“Më ka ikur mendja”, 'tallet' fitues i çmimit OSCAR në video, e cila është bërë menjëherë virale.
Për gjatë gjithë saj kohe duket se miku më i mirë ka qenë macja e tij, me të cilën e kemi parë shpesh duke luajtur në piano.
Pasioni i tij është piktura, por nuk ka lënë mënjanë as video të tilla vallëzimi në Tik Tok, që kanë shkaktuar mjaft të qeshura te ndjekësit e tij.
(Kosova Sot Online)