Humbi betejën me Covid-19, djali i këngëtarit përlot me dedikim ''Nuk kam fjalë...'
Këngëtari amerikan, Bruce Williamson është ndarë nga jeta në moshën 50-vjecare, pasi ka humbur betejën me koronavirusin.
Lajmin e ka konfirmuar djali i këngëtarit, në një postim prekës në Facebook.
“Nuk ka fjalë në botë që mund ta shprehin atë çfarë ndiej në këtë moment, të dua shumë babi, faleminderit që je i mrekullueshëm, faleminderit që je ai që je.
I lutem Zotit të takohemi sërish”, shkroi ai.
50 vjeçari iu bashkua grupit Temptations në vitin 2006, duke u kthyer në vokalistin kryesor dhe mori pjesë në shumë koncerte. Hitet e tyre ishin “My Girl”, “The way You Do the
Things You Do” dhe “Ain’t Too Proud To Beg”.
Presidenti George ë. Bush ftoi Bruce dhe grupin i tij, të performonin në Shtëpia e Bardhë për një festim të Muajit të 'Historisë së Zezë' në Shkurt 2008.
(Kosova Sot Online)