Krah njëri-tjetrit në shtëpi, Marina Vjollca feston 3 vjetorin e martesës me Getoar Selimin

  • G.g /
  • 11 September 2020 - 09:55
Krah njëri-tjetrit në shtëpi, Marina Vjollca feston 3 vjetorin e martesës me Getoar Selimin

3 vite më parë, moderatorja e njohur, Marina Vjollca dhe Getoar Selimi vendosën të kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë. Ceremonia e dyshes mori vëmendjen e të gjithëve, teksa u zhvillua buzë detit në qytetin e Durrësit.

Marina ka zgjedhur ta rikujtojë këtë datë speciale me postimin e fundit në ‘Instagram’, ku shfaqet në krevat së bashku me Getoarin.

“Gëzuar përvjetorin për ne”, ka shkruar moderatorja krah videos ku duket se partneri i dhuron një puthje. Siç duket çifti nuk ka zgjedhur ta festojë atë në ambiente jashtë të tjera, duke shijuar prezencën e njëri-tjetrit në shtëpi.

Edhe reperi e ka ndarë postimin me fansat e tij, duke lënë kështu një kujtim për këtë datë të veçantë në jetën e tyre.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Happy anniversary to us ë

A post shared by MARINA VJOLLCA (@marina_vjollca) on

(Kosova Sot Online)