Harrojeni bjonden! Kida provoi ngjyrën më fiksim të flokëve të 2020-s!

  • G.g /
  • 12 September 2020 - 11:33
Harrojeni bjonden! Kida provoi ngjyrën më fiksim të flokëve të 2020-s!

Kida ka ndryshuar sërish look.

Pak ditë më parë ajo eksperimentoi për klipin e ri “Edhe sa” dhe ndryshoi look duke u kthyer papritur në një bjonde.

Por tashmë bukuroshja ka ndryshuar sërish dhe ka ndjekur modën e verës me flokët rozë.

Këngëtarja ka publikuar disa foto të reja në Instagram, ku shfaqet me look-un e ri që i shkon shumë.

Lista e të famshmeve që guxuan këtë verë me flokët rozë ka qenë e gjatë, duke nisur nga Tayna te Kylie Jenner.

Kida ka qenë një ndër këngëtaret më të suksesshme të verës 2020, me bashkëpunimin e saj me Mozzik “PP”, dhe më pas me këngën “Edhe sa” që u kthye në hit.

(Kosova Sot Online)