![Gjesti në lot pasi takon motrën dhe vëllain e tij në 'Big Brother Albania Vip'](/uploads/kosova-sot/images/2025/February/15/200x200_gjesti_me_motren_e_vellain1739658991.jpg)
Infektohet me Covid-19 një tjetër aktor i njohur turk, ndërpriten xhirimet e serialit
![Infektohet me Covid-19 një tjetër aktor i njohur turk, ndërpriten xhirimet e serialit](/uploads/kosova-sot/images/2020/September/12/auto_auto_D7400EDA-CB9C-495D-8DB0-D621A60C8C56-600x65315998945801599903989.jpeg)
Një tjetër aktor i njohur turk është infektuar me koronavirus dhe bëhet fjalë për Mert Ramazan Demir.
Mediat turke shkruajnë se aktori ka shfaqur simptomat e Covid-19 dhe pasi i është nënshtruar testit ka dalë pozitiv.
Mësohet se aktori është sëmurë dhe xhirimet e serialit ku ai luan janë ndërprerë.
Aktori 22-vjeçar luan në serialin “Ogretmen” i cili ka patur shumë sukses në Turqi.
Kujtojmë që pak ditë më parë edhe aktori i “Çukur” Kubilay Aka dhe aktorja Alina Boz e njohur si “Hazall” nga seriali “Fate të kryqëzuara”, bënë të ditur se janë infektuar.
(Kosova Sot Online)