Lexoni edhe:
A ke folur ndonjëherë me Can Yaman?! Eva Murati ju përgjigjet fansave kuriozë
KUKËS- Këngëtarja e njohur shqiptare që banon në Kosovë, Fjolla Morina është arrestuar ditën e sotme në pikën e kalimit kufitar në Morinë, ndërsa po tentonte të hynte në territorin shqiptar me dy armë zjarri me vete.
Përveç saj janë arrestuar edhe dy personat të tjerë që po udhëtonin me të. Këngëtarja me banim në Prishtinë po udhëtonte me F.M., 29 vjeç, banues Bresalc, Kosovë dhe F.S., 29 vjeç, banues për Belgjikë.
A ke folur ndonjëherë me Can Yaman?! Eva Murati ju përgjigjet fansave kuriozëLexoni edhe:
Policia ka gjetur në makinë tip "Audi" me të cilin po udhëtonin një pistoletë tip "Zoraki", 23 fishekë luftarakë dhe një pistoletë tip çakmak. Akoma nuk dihet se përse këngëtarja po udhëtonte me armë zjarri me vete në makinë dhe se çfarë lidhje kishte me dy personat e tjerë të paidentifikuar. Sipas policisë, arrestimi i tyre u bë për veprën penale "Trafikimi i armëve dhe i municionit", ndërsa materialet do t'i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës për veprime të mëtejshme.
Makina tip Audi Q7
Këngëtarja bukuroshe , para 4 ditësh mori si dhuratë një makinë të tipit “Audi Q7, një ndër më të shtrenjtat e kohëve të fundit, ndërsa nuk dihet se kush fshihet pas kësaj dhurate super të shtrenjtë. Fjolla Morina është një ndër këngëtaret më të pëlqyera për publikun shqiptar dhe Diasporën.
(Kosova Sot Online)