Arbana dhe Eduarti bëjnë beba dhe filma! Moderatorja ndan momentin më të bukur nga puna me partnerin
Eduart Grishaj ka nisur një projekt të ri filmik si regjisor dhe nuk kishte si të mungonte në të mbështetësja e tij më e madhe, Arbana Osmani. Së bashku me pjesën tjetër të stafit të filmit, çifti kanë udhëtuar drejt Thethit për të xhiruar.
Eduarti ka ndarë në “Instagram” momente të ndryshme nga puna e tij, ndërkohë që nuk ka harruar as të kujdeset për Arbanën. Moderatorja ka postuar një çast intim me partnerin e saj dhe e ka shoqëruar me një shprehje që i ka bërë të gjithë për të qeshur. Ajo shihet duke përqafuar Eduartin, ndërsa ai i dhuron një puthje në ballë.
“Duke bërë filma (dhe fëmijë). Në xhirimin e filmit Sofia me regji nga artisti im i preferuar, Eduart Grishaj. I uroj atij dhe gjithë skuadrës shumë fat”, ka shkruar Osmani.
Këto janë ndër momentet e fundit që Osmani dhe Grishaj i shijojnë vetëm në shoqërinë e njëri-tjetrit, sepse nga dita në ditë pritet t’ju shtohet pjesëtari më i ri në familje, që do rrëmbejë vëmendjen e të gjithëve. Arbana ka treguar se ajo është në muajt e fundit të shtatzënisë dhe së shpejti Joni do të bëhet me një vëlla.
(Kosova Sot Online)