![Gjesti në lot pasi takon motrën dhe vëllain e tij në 'Big Brother Albania Vip'](/uploads/kosova-sot/images/2025/February/15/200x200_gjesti_me_motren_e_vellain1739658991.jpg)
Përfundoi në spital pas arrestimit, Fjolla Morina në pritje të ëmbël?
![Përfundoi në spital pas arrestimit, Fjolla Morina në pritje të ëmbël?](/uploads/kosova-sot/images/2020/September/21/auto_30907832_162238637945189_3060634020577542144_n1600687165.jpg)
Një lajm i madh i ka befasuar të gjithë për këngëtaren Fjolla Morina, e cila thuhet se është shtatzënë dy muajshe.
Ekspertiza e mjekut gjinekolog në spitalin e Kukësit, ka dalë në përfundimin se këngëtarja e e cila u arrestua me armë në kufi me Kosovën, është në pritje të një fëmije.
34-vjeçarja përfundoi në spital në momentin kur u arrestua dhe u transferua në policinë e Kukësit, pasi nuk ndihej mirë. Por tashmë po thuhet se ajo është në pritje të ëmbël.
Nuk e dimë nëse Fjolla ka qenë në dijeni të këtij lajmi apo e ka mësuar në spital. 34-vjeçarja do të dalë nesër në Gjykatë ku do të njihet me masën e sigurisë.
Ajo u arrestua para dy ditëve në pikën kufitare të Morinës, bashkë me dy të rinj, Fisnik Syla dhe Fitim Muji, të cilën u shprehën para grupit hetimor se nuk kishin dijeni që këngëtarja kishte armë me vete.
Vetë Morina ka deklaruar se arma ishte e saja dhe se kishte dhuratë nga një mik nga Gjermania, që nuk jeton më.
(Kosova Sot Online)