![Gjesti në lot pasi takon motrën dhe vëllain e tij në 'Big Brother Albania Vip'](/uploads/kosova-sot/images/2025/February/15/200x200_gjesti_me_motren_e_vellain1739658991.jpg)
Fjolla Morina e shoqëruar nga Policia, del para gjykatës pasi u kap me armë (VIDEO)
![Fjolla Morina e shoqëruar nga Policia, del para gjykatës pasi u kap me armë (VIDEO)](/uploads/kosova-sot/images/2020/September/22/auto_fjolla-600x3601600761022.jpg)
Tre ditë pasi u kap në pikën Kufitare të Morinës, Fjolla pritet që të njihet me masën e sigurisë, bashkë me dy djemtë që e shoqëronin në momentin e arrestimit.
Këngëtarja Fjolla Morina ka dalë sot para trupit gjykues në Gjykatën e Kukësit, ku do të njihet me masën e sigurisë, shkruan dosja.al.
Tre ditë pasi u kap në Pikën Kufitare të Morinës, Fjolla pritet që të njihet me masën e sigurisë, bashkë me dy djemtë që e shoqëronin në momentin e arrestimit.
Bëhet fjalë për biznesmenin Fisnik Syla dhe shoferin e këngëtares Fitim Muji. Prokuroria e Kukësit ka kërkuar arrest me burg për të tre të prangosurit.
Pamjet që po shikoni vijnë nga Gjykata e Rrethit Kukës ku këngëtarja Fjolla Morina ka mbërritur nga forca të shumta policie. E veshur me një fustan të gjatë me lule, me maskë të vënë dhe me flokët gërshet, këngëtarja është futur brenda ambienteve të Gjykatës, ku pret të njihet me masën e sigurisë, e shoqëruar nga një efektive. Pas saj, janë futur edhe dy personat e tjerë të arrestuar me këngëtaren në kufi, biznesmeni Fisnik Syla dhe shoferi Fitim Muji.
Dje u zbardhën edhe dëshmitë e të arrestuarve. Morina ka pranuar se arma e zjarrit që iu gjet në çantë ishte e saja dhe se e kishte dhuratë nga një shok i cili nuk jeton më.
(Kosova Sot Online)