
Pesë muajshe shtatzënë në pritje të fëmijës së dytë, “Hyrrem” zbulon detaje nga partneri misterioz: Askush s’ka të drejtë të gjykojë

Aktorja e famshme turke Meryem Uzerli pak kohë më parë njoftoi se do bëhej nënë për herë të dytë.
Ylli i kinematografisë turke zbuloi se ishte 5 muajshe shtatzënë dhe në pritje të një vajze.
Ajo ka edhe një vajzë 7-vjeçare, Laran, e cila është fryt i marrëdhënies së saj me biznesmenin turk Can Ates.
Ndërsa babai i fëmijës së dytë mbeti misterioz, pasi aktorja nuk dha detaje të mëtejshme rreth jetës së saj personale.
Pasi u kritikua për shkelje të vlerave tradicionale familjare për lindjen e fëmijëve me partnerë të ndryshëm, Meryem Uzeri reagoi duke thyer heshtjen për partnerin e saj misterioz.
“Hyrrem” zbuloi se i dashuri i saj është amerikan dhe është zhvendosur për të jetuar së bashku me të në Berlin.
“Fëmija është një dhuratë nga Zoti dhe askush nuk ka të drejtë të gjykojë askënd,”– u shpreh ajo, duke iu përgjigjur kritikave.
Meryem Uzerli mori përkrahje nga ndjekësit e saj që i uruan shtatzëni të mbarë dhe jetë të lumtur me partnerin e ri.
(Kosova Sot Online)