
Hollywood po sjell një film kushtuar pandemisë

“Lockdown” quhet filmi që po planifikohet nga Hollywood.
Ky film do të ketë në fabul, kryefjalën e këtij viti që po lëmë pas, Koronavirusin.
Anne Hathsway do të jetë aktorja kryesore, ndërsa në njërin nga rolet e tjera pritet të luajë edhe ylli i serialit “Peaky Blinders”, Cillian Murphy.
Sipas Harper’s Bazaar, bëhet fjalë për kombinimin e një komedie romantike dhe drame, me regji të Doug Liman, autor i filmave, si “Mr. & Mrs. Smith” e “The Bourne Identity”.
Në fund të shtatorit, pritet të fillojnë xhirimet e filmit, në Londër.
Ndërkohë që data e publikimit nuk dihet ende, lajmi për fabulën e këtij filmi ka shkaktuar jo pak reagime në rrjetet sociale.
(Kosova Sot Online)