“Jam e lumtur për gjithçka që ndodhi”, Jordyn Woods flet hapur pas tradhtisë së bujshme me Tristan Thompson

  • G.g /
  • 28 September 2020 - 10:36
“Jam e lumtur për gjithçka që ndodhi”, Jordyn Woods flet hapur pas tradhtisë së bujshme me Tristan Thompson

Në shkurt të vitit 2019, mediat u pushtuan nga skandali i tradhtisë së mikeshës së Kylie Jenner, Jordyn Woods, me partnerin e Khloe Kardashian, Tristan Thompson.

Dyshja u pa duke u puthur në një festë dhe gjërat nuk ishin më të njëjta për askënd pas atij momenti.

Khloe i dha fund marrëdhënies me basketbollistin, ndërsa Kylie prishi shoqërinë prej vitesh me mikeshën e saj.

Por si ndihet Jordyn Woods sot, pasi ka kaluar kohë nga kjo ngjarje e bujshme?

Ajo shprehet e lumtur që gjërat morën këtë drejtim dhe nëse s’do të kishte ndodhur skandali i tradhtisë, s’do të mund të ishte bërë kjo që është sot.

“Jam e lumtur që u bëra kjo që jam sot falë gjithë situatave që kalova. Ishte shumë për familjen time, familjet e tjera, miqtë dhe në 1 milion vjet nuk do kisha kurrë qëllim t’i bëja keq atyre që dua”.- është shprehur Jordyn.

Tashmë, jeta për të vazhdon normalisht, madje ajo na ka prezantuar me partnerin e ri në Instagram.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

I found you, then I found meë

A post shared by HEIR JORDYN (@jordynwoods) on

(Kosova Sot Online)