![Gjesti në lot pasi takon motrën dhe vëllain e tij në 'Big Brother Albania Vip'](/uploads/kosova-sot/images/2025/February/15/200x200_gjesti_me_motren_e_vellain1739658991.jpg)
Granit Xhaka feston ditëlindjen merr urimin më romantik nga bashkëshortja
![Granit Xhaka feston ditëlindjen merr urimin më romantik nga bashkëshortja](/uploads/kosova-sot/images/2020/September/28/auto_auto_Screenshot_916012001591601282872.jpg)
Futbollisti i famshëm shqiptar, Granit Xhaka, feston sot ditën e lindjes. Pak minuta më parë, bashkëshortja e tij Leonita ka zgjedhur ta urojë publikisht me disa foto mjaft speciale.
“Gëzuar ditëlindjen dashurisë sime. Jam kaq e lumtur të të kem në jetën time. Përsa kohë të kam pranë vetes, e di që çdo gjë është e mundur. Të dua”, shkruan Leonita krahas fotove.
Ajo dhe Graniti nuk e fshehin kurrë dashurinë e tyre dhe i bëjnë shpesh njëri-tjetrit dedikime nga më romantike.
Kujtojmë se futbollisti dhe partnerja e tij janë prindër të një vajze të quajtur Ayana.
(Kosova Sot Online)