![](/uploads/kosova-sot/images/2020/September/29/200x200_ba1601369534.jpg)
Lexoni edhe:
Babai i Bella-s dhe Gigi-t sapo i hodhi një thumb familjes Kardashian: Unë nuk i shes fëmijët për karrierë!
Taylor Swift ka thyer rekordin e vendosur nga Whitney Houston pas më shumë se tre dekadash.
Këngëtarja tejkaloi rekordin e Houston si gruaja e parë që mban vendin e parë për më shumë se një javë në Billboard 200.
Sipas Billboard, albumi i papritur i Swift gjatë karantinës, Folklor, ka shënuar javën e shtatë që qëndron në krye të tabelës.
Gjatë karrierës së saj Swift qëndroi për një total prej 47 javësh në vendin e parë në Billboard 200. Ndërkohë që Houston qëndroi 46 javë.
Vendin e tretë e mban Adele me 34 javë.
Taylor Swift ka nxjerrë në treg gjithsej shtatë albume.
Ajo u vendos për herë të parë në krye të Billboard 200, me albumin e saj të dytë Fearless në vitin 2008.
Ndërsa Houston zuri vendin e parë me albumin e saj debutues “Whitney Houston” në 1986.
Numrin më të madh të javëve në krye të tabelës së Billboard e mban The Beatles, me 132 javë në total.
(Kosova Sot Online)