![Elsa Lila prezanton 'Medalionin'](/uploads/kosova-sot/images/2024/December/18/200x200_Elsa_Lila1734528794.jpg)
Loredana erdhi në Kosovë dhe u prit në aeroport nga Mozzik dora vetë!
![Loredana erdhi në Kosovë dhe u prit në aeroport nga Mozzik dora vetë!](/uploads/kosova-sot/images/2020/October/05/auto_f11601892266.jpg)
Lajme të reja dhe shumë pozitive, sidomos për fansat, vijnë nga dyshja Mozzik-Loredana që ditët e fundit kanë pushtuar rrjetin pasi shenjat tregojnë se janë rikthyer sërish bashkë.
Ditën e djeshme Loredana ka fluturuar për në Kosovë dhe ndonëse motivet e vizitës së saj nuk dihen ende, fansat aludojnë vetëm për diçka: Rikthimi te Mozzik, pasi si duket nuk po i rezistojnë dot distancës.
Ata janë fotografuar të dy në aeroportin e Prishtinës dhe në shoqërinë e personave të njëjtë. Sipas fansave të këngëtares, reperi ka qenë për ta pritur atë në aeroport.
Epo, magjia e bluzave qenka shuar shpejtë (KLIKO) dhe tashmë malli ka bërë që të jenë bashkë madje Loredana të vijë deri në Kosovë, gjë që e bën rrallë.
Kujtojmë se pak ditë më parë, u vu re se ata ndiqen në Tik-Tok dhe fill pas këtij lajmi në media qarkulloi një video ku dyshja shihej teksa bënte shopping në Gjermani.
E nëse për skeptikët këto shenja nuk thonë asgjë, detajistët vunë re se ata veshin rrobate njëri-tjetrit.
Sikur mos të mjaftonin këto, një foto e dyshimtë nga ditëlindja e Mozzik na bëri të mendojmë se ata e kanë kaluar bashkë këtë ditë të veçantë.
(Kosova Sot Online)