
Si binjake, pas Mozzik tashmë Kida e ‘pandashme’ edhe me Loredanën

Ditën e djeshme në media qarkulloi lajmi se Loredana udhëtoi drejt Prishtinës dhe ai që e priti ishte Mozzik. Ndërsa sot duket se Loredana është takuar me Kidën, e cila ruan një miqësi shumê të ngushtë me Mozzik, përveç se janë bashkëpunëtorë. Kjo duket si një tjetër shenjë se Mozzik dhe Loredana i kanë rregulluar raportet mes tyre dhe tashmë dalin hapur.
Gjithashtu në fotot e Kidës dhe Loredanës vihet re ngjashmëria mes tyre, pasi vajzat kanë realizuar edhe të njëjtin model flokësh dhe këtë ja kanë vënë në dukje edhe komentuesit.
Kujtojmë se sot u publikua lajmi se gjyqi mes Loredanës dhe Petra Z ishte mbyllur. Duket se tashmë gjërat për këngëtaret po marrin rrugën e duhur.
(Kosova Sot Online)