Single apo në një lidhje? Bleona Qereti tregon statusin e saj publikisht

  • G.g /
  • 10 October 2020 - 14:44
Single apo në një lidhje? Bleona Qereti tregon statusin e saj publikisht

Këngëtarja shqiptare Bleona Qereti është një ndër personazhet më të ndjekur në rrjete sociale, ku shpesh tërheq vëmendje me postime pikante apo me deklarata, siç ka bërë edhe së fundmi.

Krahas fotos së fundit që publikoi në llogarinë e saj në Instagram, ku shfaqet në breg të detit e veshur me rroba banjo, ajo zbuloi edhe statusin e saj aktual.

“Njerëzit që kanë qenë beqarë për një kohë të gjatë janë më të vështirët për t’u dashur, sepse janë mësuar të jenë beqarë, të pavarur dhe që mjaftohen me veten, saqë duhet diçka e jashtëzakonshme për t’i bindur se kanë nevojë për ty në jetën e tyre”,- ka shkruar këngëtarja krahas fotos, duke nënkuptuar se nuk është në një lidhje.

(Kosova Sot Online)