Big Basta flet për pengesat që ka hasur me familjen e tij: Gishtin e mesit për atë që...
Big Basta ka qënë së fundmi në qëndër të vëmëndjes për këngën e publikuar nga ai ‘Rama ik’.
Në vargje ai shprehet që çdo shqiptar që thotë ‘Rama ik’ i jep atij shpresë.
Dhe së fundmi reperi ka ndarë një moment me familjen e tij, duke treguar se ndihet i lumtur për vendimet që ka marrë në të mirë të saj.
“Familja eshte gjeja me e shenjte ne kete univers! Jam i bekuar cdo te mijetat e sekondit qe jam i rrethuar me energji pozitive, me femi, niper e mbesa, me buzeqeshje dhe qetesi shpirterore… Ne gjithe rrugetimin deri me sot asgje nuk ka qene e lehte sikur duket ne foto. Ka pasur pengesa, lot dhe premtime. Djaj qe donin te na digjnin dhe budallenj qe mendonin se kishin te drejte te gjykonin vendimet tona. Ne fund te fundit, eshte jeta jone dhe vendosim NE per te. Uroj me shpirt te jeni sa me te lumtur dhe qe te kaloni cdo pengese ne jete. Uroj te keni familjet sa me mire dhe femijet tju kene shendet! Sa jeni ne kohe dhe per aq sa keni ne dore, vendosni per te ardhmen e tyre. Gishtin e mesit per ate qe ju bllokon endrrat dhe koken lart se jeni heronj ne syte e familjes suaj! Ju dua shume, edhe nese nuk ndajme te njejtat mendime rreth fushave te ndryshme! Kemi nevoje per njeri tjetrin ne keto kohe injorance! ”, ka shkruar reperi krah fotos ku shfaqet në makinë me Vesën dhe Lian.
Me siguri Big Basta e ka lidhur këtë shkrim me vendimin e tij për t’u larguar nga Shqipëria dhe për të krijuar një të ardhme më të mirë dhe të sigurt për djalin në Zelandën e Re.
(Kosova Sot Online)