Festoi me femra në jaht ndarjen nga Dhurata Ahmetaj, zbulohen detaje rreth gjendjes shëndetësore të Xherdan Shaqirit pasi u prek nga Covid-19

  • G.g /
  • 10 October 2020 - 15:50
Festoi me femra në jaht ndarjen nga Dhurata Ahmetaj, zbulohen detaje rreth gjendjes shëndetësore të Xherdan Shaqirit pasi u prek nga Covid-19

Futbollisti shqiptar i rritur në Zvicër i skuadrës angleze Liverpool, Xherdan Shaqiri, është shëruar nga koronavirusi COVID-19. Sipas njoftimit së Federatës Zvicerane të Futbollit, rezultati i testit të dytë për COVID-19 i Shaqirit ka rezultuar negativ.  

Kështu Shaqiri do të jetë pjesë e kombëtares zvicerane në ndeshjen kundër Spanjës si i ftuar në kuadër të Ligës së Kombeve të UEFA-së. Shaqiri rezultoi pozitiv në kontrollet rutinore me Kombëtaren disa ditë më parë, dhe ky ishte lajmi i dytë i keq për jetën e tij private pas atij të ndarjes nga këngëtarja Dhurata Ahmetaj.

Kujtojmë që në kohë pandemie ai nuk e refuzoi argëtimin dhe qejfin, madje një aventurë e tillë i kushtoi lidhjen me këngëtaren.

“Xherdan Shaqiri me pushime në jahtin luksoz, i rrethuar nga femra seksi”, ishte kryetitulli i portaleve, aq më tepër që kjo arratisje e tij ndodhi direkt pasi u nda nga këngëtarja, Dhurata Ahmetaj, duke mbyllur çdo shteg për rikthim.

Të ishte një mënyrë ngushëllimi, apo një festim i lirisë kjo mbetet për t’u rrëfyer nga vetë futbollisti. Ndërkohë ai i ka dhënë dhënë fund historisë së shkurtër të dashurisë me këngëtaren kosovare të Pop-it, një lidhje që u zbulua në muajin prill nga prestigjiozja “The Sun”.

“Xherdan Shaqiri gjeti një mënyrë shpërqendrimi nga ndjekja e titullit të ndalur të Liverpoolit, duke u takuar këto ditë me një yll të pop-it kosovar”, kështu e niste shkrimin e përditshmja britanike “The Sun”, dedikuar lajmeve për një lidhje të mundshme mes futbollistit të njohur shqiptar, Xherdan Shaqiri dhe këngëtares Dhurata Ahmetaj.

“Futbollisti i Kombëtares së Zvicrës, tani 28 vjeç, është i lindur në Gjilan të Kosovës”, citonte më tej media britanike, duke i bërë dhe biografinë futbollistit të pëlqyer jo pak nga femrat.

Në fakt distanca fizike dhe xhelozitë çuan në prishjen e kësaj marrëdhënieje, e direkt pas vendimit futbollisti nga Kosova, nisi pushimet, për t’u fotografuar në një jaht luksoz me miqtë e tij, në Detin Mesdhe afër Formentera.

Futbollisti shihej teksa argëtohej me miqtë, i rrethuar nga disa femra seksi, të cilat dukeshin se e kishin përqendruar të gjithë vëmendjen tek ai. Ndonëse ai dhe Dhurata preferuan që të mos zbulonin asnjë detaj lidhur me marrëdhënien e tyre, u zbulua se ata kishin një vit bashkë dhe ishin njohur nga miqësia e përbashkët.

Ata mbajtën një lidhje në distancë megjithatë herë pas here gjenin mënyra si të ishin sa më pranë njëri-tjetrit. Xherdani, i cili jeton në Londër viziton shpesh Shqipërinë, por udhëtimet më të shpeshta drejt tij i bënte Dhurata.

Historia e tyre mori fund në fund të korrikut. Ishte Dhurata ajo që nisi pushimet e para si vajzë single, por vendin zgjodhi ta mbante të fshehtë. Ndërkaq ylli i Liverpul së fundi më festoi titullin kampion.

Edhe për futbollistin, nisën ditët e relaksit, por këtë herë larg këngëtares. Lajmet për ndarjen e tyre u përforcuan edhe nga fakti që këngëtarja dhe futbollisti kishin hequr njëri-tjetrin nga Instagrami.

Tashmë që këtë histori e ka hedhur pas krahëve, Xherdani është i lumtur të paktën për gjendjen shëndetësore duke rezultuar i shëruar nga Covid19.

(Kosova Sot Online)