Këngëtari i famshëm diagnostifikohet me tumor në tru
Tom Parker një nga anëtarët grupit të njjohur 'The Wanted', është diagnostifikuar së fundmi më tumor në tru.
“E dija që diçka nuk kishte në rregull, por kurrë nuk e prisja të ishte kjo”, tha 32-vjeçari.
Në një intervistë për revistën OK, këngëtari tha se do qëndronte pozitiv, pavarësisht se kanceri ishte në fazën e fundit.
“Do jem këtu. Do e luftoj,”- u shpreh ai.
Këngëtari u bë i njohur në vitin 2010 me dy këngët “All Time Low” dhe “Glad You Came” që zunë vendet e para në klasifikimet e vitit.
Të hënën, çifti postoi një mesazh në Instagram duke u thënë fansave se Parker kishte filluar trajtimin me kimioterapi dhe radioterapi.
“Ne do ta luftojmë këtë,”– thanë ata. “Nuk duam të mërziteni, ne duam vetëm dashuri dhe pozitivitet dhe së bashku do të rrisim vetëdijen për këtë sëmundje të tmerrshme dhe do të kërkojmë të gjitha mundësitë e trajtimit në dispozicion.”
Këngëtari është i martuar me aktoren Kelsey Hardwick që nga viti 2018.
Çifti është prind i një vajze 16-muajshe dhe është në pritje të fëmijës së dytë.
(Kosova Sot Online)