Ku është bebi? Shtatzënë për herë të parë, Afërdita Dreshaj publikon foto dhe barku i saj është …
Afërdita Dreshaj do bëhet nënë për herë të parë në muajin mars.
Modelja e njohur është në pritje të një djali dhe lajmin e bëri publik në një video të postuar në Instagram, ku shfaqet krah bashkëshortit të saj.
“Do bëhemi me djalë,”– shkroi ajo, duke shtuar se foshnja pritet të lindë në mars të vitit të ardhshëm.
Afërdita Dreshaj sapo ka hyrë në muajin e 5-të të shtatzënisë, por barku i saj i rrumbullakosur nuk duket fare.
Ajo postoi foto në rrjetet sociale me barkun zbuluar, që duket i sheshtë dhe i tonifikuar.
Dhe menjëherë ndjekësit e kanë pyetur se “Ku është bebi?”
“5 muajshe ky bark?”- shkruan një ndjekës i habitur.
Ndërsa një tjetër shton: “Ku është barku mi? Unë kam ngrënë byrek dhe e kam më të madh ‘baby bump’ ë”
(Kosova Sot Online)