Meghan Markle tregon pse hoqi dorë nga rrjetet sociale
Ndonjëherë është më mirë të mos dish. Kështu mendon Meghan Markle, e cila ka mbyllur çdo llogari sociale për ta mbajtur veten larg gjykimit të njerëzve dhe për të mirën e shëndetit të saj mendor.
Ajo e zbuloi këtë fakt gjatë samitit, Gratë më të fuqishme Next Gen, të cilën e ndoqi përmes një videokonference nga vila e saj në Kaliforni.
Ajo gjithashtu shtoi: “Unë jam shumë e shqetësuar për njerëzit që janë të fiksuar me to.”
Gjatë bisedës së saj, Meghan shpjegoi:
“Kam vendosur që të mos kem asnjë llogari, kështu që nuk e di se çfarë po ndodh atje, dhe në shumë mënyra kjo më ndihmon”.
Markle mbylli profilet e saj personale në vitin 2018, disa muaj para martesës së saj me Princin Harry, ndërsa menaxhimi i faqeve të Sussex Royal në Instagram dhe Twitter, iu ishte besuar disa personave të afërt.
Dukesha e Sussex, gjithashtu, foli për kohën e gjatë që disa njerëz kalojnë në media sociale, duke shprehur shqetësimin e saj për abuzimin dhe varësinë, që sipas saj ngjason me atë që njerëzit kanë nga droga.
“Mendoj se është e pashëndetshme për shumë njerëz,” komentoi ajo.
Por pavarësisht se rri larg rrjeteve sociale, është e pamundur që Meghan Markle të mos diskutohet në rrjet. Dhe mendimet për të nuk janë gjithmonë pozitive. Siç vetë pohoi, në vitin 2019 ajo ishte personi më i sulmuar në botë në internet.
“Ajo që i bëhet shëndetit tuaj mendor dhe emocional është vërtet e dëmshme”.
(Kosova Sot Online)