
I dashuri i aktores turke kapet mat me një femër tjetër

Me siguri të gjithë e mbani mend "Simaj" në serialin "Kuzey Guney" pasi roli i saj nuk mund të harrohet duke qenë se në fillim të serialit ishte e dashura e personazhit kryesor Kuzey.
Aktorja Hazar Erguçlu, tanimë është ndër më të njohurat në Turqi dhe numëron role në dhjetëra seriale.
Aktorja prej kohësh është në krah të regjisorit Onur Unlu i cili është 19 vjet më i madh se aktorja.
Së fundmi çifti duket se po kalon një krizë.
Unlu u kap nga kamerat natën e kaluar nën shoqërinë e një gruaje tjetër, teksa shkëmbente përqafime romantike.
Në momentin që ajo vuri re që po filmohej, fshehu fytyrën me duar dhe u largua, duke shtuar dhe më shumë kuriozitetin e ndjekësve mbi identitetin e saj.
Nuk dihet nëse Onur Unlu është ndarë përfundimidht nga aktorja, por aktualisht tradhëtia e tij po përflitet në të gjitha mendiat turke dhe jo vetëm.
(Kosova Sot Online)